Brenda javës në vend janë shënuar tri aksidente me fatalitet, një në natën e ndërrimit të motmoteve, ndërsa dy të tjera në ditët e para të viti 2023. Ndërkaq, brenda kësaj periudhe kanë ndodhur 148 aksidente me të lënduar.
Sipas raporteve 24 orësh të Policisë së Kosovës, aksidentet me fatalitet kanë ndodhur në Prishtinë, Çagllavicë dhe në rrugën Leposaviq-Mitrovicë.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 31.12.2022 – 17:15. Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Ndërsa, po në ditën e parë të vitit sipas raportit të Policisë së Kosovës, janë shënuar 29 aksidente në trafik me të lënduar.
Ndërsa, më 2 janar janë shënuar 26 aksidente trafiku me të lënduar, dhe 48 me dëme materiale.
Po ashtu edhe më 3 janar ka ndodhur një aksident me fatalitet, ndërsa 23 aksidente me të lënduar dhe 43 me dëme materiale.
“Rr. Nacionale Leposaviq-Mitrovicë 02.01.2023-22:15. Është raportuar se automjeti i cili ka rënë në Lumin Ibër, është gjetur dhe tërhequr nga zjarrfikësit ku brenda automjetit ishte dhe viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Gjithashtu, më 4 janar janë shënuar 30 aksidente me të lënduar dhe 48 me dëme materiale.
Më 5 janar ka ndodhur një aksident me fatalitet dhe 18 me të lënduar, ndërsa me dëme materiale 44.
“Fsh. Qagllavicë, Prishtinë 05.01.2023 – 04:40. Ka ndërruar jetë një mashkull kosovar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.
Dhe, më 6 janar janë shënuar 22 aksidente me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.