Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, të hënën do të presë ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Takimi BE – Ballkan Perëndimor në kuadër të ministrave të jashtëm do të nisë nga ora 17:30 është njoftuar nga Bashkimi Evropian.
“Këtë javë, Josep Borrell do të kryesojë takimin ministror BE – Ballkan Perëndimor në Bruksel, ku do të jetë gjashtë ministrat e jashtëm të rajonit. BE-ja llogarit në reagim të unifikuar të anëtarëve të ardhshëm ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë”, është shkruar në platformën “X” nga faqja e BE-së për Politikë të Jashtme./KOHA/
This week, @JosepBorrellF chairs the EU – Western Balkans Ministerial in Brussels, with the six Foreign Ministers of the region. The EU counts on its future members for united responses to the current geopolitical challenges through solidarity and close cooperation. pic.twitter.com/MTHtQ4NQF0
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) November 12, 2023