PRIZRENI ME RAJON

Boksieri me prejardhje nga Prizreni Faton Vukshinaj lufton për titull të botës në versionin IBO

Boksieri me prejardhje nga Prizreni Faton Vukshinaj lufton për titull të botës në versionin IBO
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Nëntor 2023, 23:04

Boksieri Faton Vukshinaj, me prejardhje nga Vlashnja e Prizrenit, këtë të shtune do ta zhvillojë meçin më të madh në karrierën e tij.

Ai këtë fundjavë do të përballet me boksierin nga Italia, Etinosa Oliha, për titullin IBO në kategorinë e mesme.

Vukshinaj 32-vjeç i lindur dhe rritur në Zvicër me nofkën “El Vulcano” në ringun profesionist i ka 16 fitore (11 KO) dhe dy barazime.

Kujtojmë se boksieri Faton Vukshinaj, katër duelet e fundit i ka fituar me ndërprerje brenda dy raundeve të para.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika