BMW njoftoi sot se automjeti i 6,000,000 i prodhuar në fabrikën e saj Spartanburg në Karolinën e Jugut, ka dalë nga linja e prodhimit.
Arritja e rëndësishme vjen në 30-vjetorin e hapjes së impiantit të prodhimit, fabrika e parë dhe e vetme e montimit të markës në SHBA, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Automjeti i 6,000,000 që do të mbahet nga BMW për koleksionin e saj historik është një Java Green Metallic X6 M që fuqizohet nga një V8 4.4 litra, me dy turbocharge, që prodhon 447 kW/608 PS.





