Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë për në Gjermani më 3 dhe 4 nëntor për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G7-ës dhe forumin amerikano-gjerman.
Blinkeni do të shkojë në Gjermani, merr pjesë në takimin e ministrave të G7-ës

“Sekretari Blinken do t’i bashkohet gjithashtu ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në Forumin Futures për një diskutim të moderuar mbi të ardhmen e demokracisë në një botë digjitale”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit të lëshuar nga zëdhënësi Ned Price.
Ministrat e G7-ës do të diskutojnë një sërë sfidash globale, duke përfshirë mbështetjen e grupit të shtatë shteteve më të fuqishme ekonomike për një Ukrainë demokratike, sovrane dhe me prosperitet, forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe demokratike në Afrikë dhe Indo-Paqësor, trajtimin e krizës klimatike, sigurinë globale shëndetësore dhe krizat ushqimore dhe energjetike të shkaktuara nga lufta në Ukrainë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

