LAJME

Bislimi në Gjermani u takua me deputetin e Bundestagut, Knut Abraham – diskutuan rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian

Bislimi në Gjermani u takua me deputetin e Bundestagut, Knut Abraham – diskutuan rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2025, 13:09

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt kryeqendrës së Gjermanisë, Berlinit. Në fillim të vizitës së tij, u takua me deputetin e Bundestagut nga radhët e CDU-së, Knut Abraham.

Zyra e Kryeministrit njofton se së bashku diskutuan rreth rrugëtimit drejt integrimit evropian të Kosovës dhe progresit të vendit në katër vitet e fundit.

Siç bëhet e ditur në njoftim, zëvendëskryeministri theksoi se gjatë mandatit tonë qeveritar u punua ndër të tjera në rritjen e punësimit, përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe avancimit me zbatimin e agjendës së reformave evropiane.

“Aplikimi për anëtarësim në vitin 2022, erdhi si vijimësi edhe e raportit pozitiv për vendin, që ishte tregues i progresit të Kosovës dhe gatishmërisë për hapa tutje në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministri shprehu rëndësinë e trajtimit të aplikimit të Kosovës dhe marrjes së statusit të vendit kandidat. Ai shtoi edhe se, Kosova meriton hapa tutje dhe përfundimin e procesit drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sipas njoftimit, zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi deputetin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit evropian, si dhe për marrëdhëniet e fuqishme dhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika