Bill Gates, themeluesi i Microsoft, mori pjesë në një nga samitet e fundit të revistës “Forbes”, ku bëri një parashikim të asaj që do të ndodhë në pesë vitet e ardhshme. Gates parashikon në periudhën afatshkurtër një të ardhme të ndërlikuar, përballë situatës aktuale të krijuar nga lufta në Ukrainë dhe nga pasojat që ka lënë pandemia e koronavirusit në nivelin ekonomik.
“Pesë vite të komplikuara janë përpara sepse kemi borxhet e pandemisë, kemi luftën në Ukrainë dhe cikli ekonomik po ndryshon”, u shpreh Gates. Përveç kësaj, ai theksoi se gjatë periudhës së pandemisë, deri në 95% e kërkimeve në internet kishin të bënin me teori konspirative në lidhje me Covid-19.





