Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për të shtunën, më 20 qershor 2026, duke shënuar ulje të çmimeve të karburanteve në vend.
Sipas vendimit të publikuar nga MINTI, çmimi maksimal i naftës është përcaktuar në 1.40 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër.






