Çmimi i naftës ka rënë pas lajmeve për marrëveshjen midis SHBA-së dhe Iranit.
Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent ranë me 4.02%, në 83.82 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, nafta e tipit US West Texas ishte 80.95 dollarë për fuçi, duke rënë me 4.63%.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Ngushtica e Hormuzit do të hapet dhe bllokada detare amerikane ndaj porteve iraniane do të hiqet.“Anijet e botës, ndizni motorët,” shkroi ai, duke shtuar “le të rrjedhë nafta!”
“Marrëveshja me Republikën Islamike të Iranit tani është e përfunduar. Urime të gjithëve! Unë autorizoj plotësisht hapjen pa pagesë të Ngushticës së Hormuzit dhe, njëkohësisht, autorizoj heqjen e menjëhershme të bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara. Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta!”, ka pohuar lideri amerikan.
Të dyja palët kanë shpallur përfundimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë edhe në Liban, sipas kryeministrit të Pakistanit. /Telegrafi/