Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara të Universitetit “Johns Hopkins” dhe Qendra Wilson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë të martë, kanë dalë me një raport, i publikuar nga gjashtë autorë, në të cilin katër prej tyre vijnë nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, përkatësisht Serbia, Sllovakia, Spanja dhe Serbia, ndërsa dy autorë të tjerë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova.
Në raport, SHBA-së i kërkohet që t’i sanksionojë të gjithë ata që kërkojnë një bashkim të mundshëm të Kosovës me Shqipërinë dhe gjithashtu i kërkohet edhe emërimi i një emisari tjetër special për sigurimin e njohjeve për Kosovën.
“Kërkohet zbatimi i hapave nga ana e Administratës Biden, duke përfshirë emërimin e një të “Dërguari Special për Njohjen e Kosovës” së bashku me një paralajmërim të SHBA-së që të sanksionojë çdo lider në Kosovë e Shqipëri që promovon idenë e ndonjë ‘bashkimi’ mes të dyja vendeve”, thuhet në raport, transmeton Klankosova.tv.





