Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, sot do të udhëtojë për në Evropë ku pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë, pas fillimit të luftës në Ukrainë, raporton Sinjali.
Biden do të ndalet fillimisht në Bruksel. Ai më pas do të marrë pjesë në bisedimet me krerët e NATO-s dhe G7 këtë javë, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Boris Johnson.
Raportohet se ShBA po përgatit sanksione kundër më shumë se 300 anëtarëve të dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë.





