Presidenti amerikan Joe Biden ka kërkuar që mësuesve t’iu jepet përparësi për vaksinat antiCOVID në mënyrë që fëmijët të kthehen në shkollë dhe tha që çdo arsimtar duhet të marrë të paktën një dozë deri në fund të marsit.Me tre vaksina tani të disponueshme, Biden tha se ishte i bindur se do të kishte mjaft vaksina në dispozicion për çdo të rritur në Shtetet e Bashkuara deri në fund të majit.Presidenti demokrat tha se ishte optimist për arritjen e qëllimit të tij për shpërndarjen e 100 milionë dozave të vaksinave COVID-19 në 100 ditët e tij të para në detyrë, por u bëri thirrje amerikanëve të qëndrojnë vigjilentë në mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës shoqërore.
Biden kërkon përparësi për mësuesit në vaksinimin kundër COVID-19
RAJONI DHE BOTAMë pak se 1 min. për lexim

Përpjekja e Biden për të vaksinuar më shpejt edukatorët vjen në mes të një polemike politike që ka vënë përballë prindërve që kërkojnë që shkolla të rihapen kundër sindikatave të mësuesve që e ndihmuan ta vendosnin atë në Shtëpinë e Bardhë dhe thonë se rreziqet janë ende shumë të mëdha.Randi Ëeingarten, president i Federatës Amerikane të Mësuesve, tha se njoftimi i Biden ishte “një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë ata që duan të mësojnë në shkollë”.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti: Kosova, një pishtar i demokracisë dhe sigurisë në rajon

Izraeli bashkohet zyrtarisht me Bordin e Paqes për rindërtimin e Gazës

Rama i ashpër: “Katër shqiptarë u varrosën për së gjalli në Evropën demokratike“

