RAJONI DHE BOTA

Biden javën e ardhshme viziton NATO-n

Biden javën e ardhshme viziton NATO-n
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Mars 2022, 18:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të udhëtojë në NATO javën e ardhshme për një samit të jashtëzakonshëm.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thirrur një samit të jashtëzakonshëm për 24 mars në Bruksel, për luftën në Ukrainë.

Në Twitter, Stoltenberg tha se liderët “do të trajtojnë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së NATO-s”.

Ai shtoi se në këtë kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku.

Kujtojmë se luftimet në Ukrainë kanë hyrë në ditën e 20-të, teksa autoritetet ukrainase thonë se shumë civilë kanë mbetur të vrarë pas sulmeve ruse.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika