RAJONI DHE BOTA

Biden ftohet për picë nga ushtarët amerikanë në Poloni

Biden ftohet për picë nga ushtarët amerikanë në Poloni
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2022, 18:21

Presidenti amerikan, Joe Biden, vizitoi të premten trupat amerikane të stacionuara pranë kufirit të Polonisë me Ukrainën.

Ndalesa e tij e parë ishte me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror të ushtrisë amerikane, ku u ftua për një picë.

Ai mbërriti të premten pasdite në aeroportin në Rzeszow, në qytetin më të madh në juglindje të Polonisë, ku janë të vendosur disa trupa amerikane.

“Ju jeni forca më e mirë luftarake në botë dhe kjo nuk është hiperbolë”, tha Biden përpara se të ulej për të ngrënë me grupin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika