RAJONI DHE BOTA

Biden e nominon për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Biden e nominon për ambasador të SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2021, 08:15

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë. Ambasador i tanishëm i SHBA-së është Philip Kosnett.

Hovenier deri tani ka shërbyer si Zëvendëshef i Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Ankara të Turqisë, ku ai shërbeu si i ngarkuari me punë aty nga gushti i vitit 2018 deri në korrik 2019, përcjell Klankosova.tv.

Ai flet edhe katër gjuhë të tjera, pos asaj angleze, ai e di edhe gjermanishten, greqishten, kroatishten dhe spanjishten. Hovenier ka shërbyer me misionet e SHBA-së në Gjermani, Greqi,Kroaci, Panama, Paraguai dhe Peru.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika