Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden, ka lëshuar një porosi me rastin e përvjetorit të 25-të të arritjes së Marrëveshjes për Paqe për Bosnjë dhe Hercegovinën e cila njihet si Marrëveshja e Dejtonit.
Ai ka thënë se do të punojë ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare kur ta marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë që ajo që është nënshkruar në këtë marrëveshje të implementohet, transmeton Klan Kosova.
“Si president, do të punojë me bashkësinë ndërkombëtare dhe qytetarët e Bosnjë dhe Herecegovinës për përmbushjen përfundimtare të premtimit si Marrëveshjes së Dejtonit, një Bosnjë prosperuese, demokratike në qendër të Evropës, së lirë dhe paqësore”, është shprehur Biden.
Kjo është letra e plotë:
“Sot i bashkohem bashkësisë ndërkombëtare dhe qytetarëve të Bosnjë e Hercegovinës në shënimin e 25 vjetorit të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila solli fundin e konfliktit më të rëndë në kontinentin evropian pas Luftës së Dytë Botërore.
Në këtë ditë, ne festojmë përpjekjet e paqebërësve dhe ndjejmë dhimbje për afërsisht 100 mijë jetë të humbura dhe shpërnguljen e miliona të tjerëve.
Marrëveshja e Dejtonit solli paqe në Bosnjë e Hercegovinë dhe riafirmoi sovranitetin e saj, integritetin territorial dhe pavarësinë. Ende, një çerek shekulli më pas është e qartë se puna për të promovuar drejtësi, pajtim dhe funksionimin multi etnik të Bosnjës mbetet e paplotësuar
Shpesh kemi parë triumfin nacionalist mbi interesin nacional dhe [pasurimin e disave që vijnë para reformave për të fituar shumë. Ky përvjetor është një mundësi për të gjitha palët që të reflektojnë mbi mundësinë për të një ardhme më të ndritur dhe riangazhimin për hapa të vështirë që janë të nevojshëm për të ndërtuar një Bosnjë e Hercegovinë plotësisht funksionale për të gjithë qytetarët e saj
Si president, do të punojë me bashkësinë ndërkombëtare dhe qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës për përmbushjen përfundimtare të premtimit si Marrëveshjes së Dejtonit, një Bosnjë prosperuese, demokratike në qendër të Evropës, së lirë dhe paqësore”.