Home RAJONI DHE BOTA Biden do të kandidojë sërish për president të SHBA-së në vitin 2024

Biden do të kandidojë sërish për president të SHBA-së në vitin 2024

0
Biden do të kandidojë sërish për president të SHBA-së në vitin 2024

Presidenti i Amerikës Joe Biden ka thënë se do kandidojë sërish për President në 2024. Sipas mediave në SHBA, këtë ia ka komunikuar ish-presidentit Barack Obama.

Joe Biden, mendon se është kandidati më i fortë, që do të mundë sërish, Donald Trump, i cili ka thënë se do të kandidojë në 2024.

Biden dhe Obama hëngrën drekë së bashku në fillim të këtij muaji. Shtëpia e Bardhë nuk dha komente për bisedat mes Bidenit dhe Obamës. Përtej erërave të ashpra politike dhe vlerësimeve të dobëta, është mosha e Bidenit ajo që ngre pikëpyetje për të ardhmen e tij.

Biden, 79 vjeç, ishte presidenti më i vjetër që mori detyrën në moshën 78 vjeçare dhe do të ishte 82 vjeç në fillim të mandatit të tij të dytë, nëse ai do ta fitonte një të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here