Presidenti amerikan, Joe Biden ka urdhëruar financimin e 500 milionë dollarëve për të përmbushur nevojat urgjente të refugjatëve dhe migrimit të tyre, viktima të konfliktit dhe persona të tjerë në rrezik, si rezultat i situatës në Afganistan, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Biden: 500 milionë dollarë për refugjatët afganë

“Me këtë veprim, përcaktoj se është e rëndësishme për interesin kombëtar për të ofruar një ndihmë deri në 500 milionë dollarë nga Fondi i Ndihmës së Emergjencave për Refugjatët dhe Migracionin i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Biden në një memorandum drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe i publikuar nga Shtëpia e Bardhë, raporton ATSh.
Në këtë shënim, Biden i thekson sekretarit Blinken se ky i fundit ishte i autorizuar dhe i udhëzuar të paraqiste këtë vendim në Kongres.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rubio: Serbia është e përfshirë në çështje potencialisht problematike dhe shpërthyese

Evropa shqyrton plane emergjente pas provokimeve ruse dhe paralajmërimeve për sulm të mundshëm

Rama e liron nga detyra shefen e SHISH-it, Vlora Hyseni

