Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, shkruan Gazeta Blic.Kjo u bë e ditur nga vetë Mustafa, në një shkrim në rrjete sociale.Mustafa ka apeluar për kujdes nga ana e qytetarëve.
Besian Mustafa infektohet me koronavirus

Shkrimi i plotë nga ministri Mustafa:
Të dashur qytetarë,
Dje mora rezultatin nga testi për virusin Covid-19, dhe kam rezultuar pozitiv! Ndjehem mirë në përgjithësi dhe do mundohem t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.Falënderoj familjen për kujdesin, si dhe të gjithë miqtë dhe dashamirët për interesimin.
Por, falënderimet më të mëdha më duhet t’ia drejtoj punonjësve shëndetësorë të cilët po japin maksimumin, duke mos kursyer as shëndetin e tyre, që t’i gjenden pranë qytetarëve të Republikës së Kosovës.Puna e tyre e zellshme po na bën më të fortë në ballafaqimin tonë me armikun ndoshta më të rrezikshëm që jemi ballafaquar deri tani si qenie njerëzore.Prandaj, ruajeni shëndetin tuaj, atë të afërmve dhe të gjithë të tjerëve që ju rrethojnë.Ta japim edhe ne të tjerët ndihmën dhe kontributin tonë sado të vogël, që ta ndihmojmë punonjësin shëndetësor ta luftojë virusin Covid-19!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sonte ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

LDK në Prizren diskuton riorganizimin e strukturave dhe rritjen e përfshirjes së të rinjve

