Sali Berisha ka paralajmëruar vazhdimin e protestave për të marrë kontrollin e PD-së.
Ai para mediave ka thënë se ajo çka u pa sot është një lëvizje e pandalshme, shkruan lajmi.net.
Madje tha se ajo që u pa sot është vetëm faqja e parë e qëndresës për atë që ai e quajti “liri e dinjitet”.
“Kjo është një lëvizje e pandalshme dhe një betejë që nuk do të ketë të sosur dhe ju garantoj se kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë, këta janë shqiptarët e lirisë. Ata që mendojnë se do mbajnë pengje dhe kukulla për të shtypur vullnete, gabohen rëndë. Janë populli i referendumit të lirisë”, tha Berisha.
Ndryshe, protesta e sotme e organizuar nga Berisha pati akte të rënda dhune me përplasje fizike. /FrontOnline