RAJONI DHE BOTA

Berisha sot 78 vjeç: Në vjeshtën e bukur të jetës, në një pranverë të re politike

Berisha sot 78 vjeç: Në vjeshtën e bukur të jetës, në një pranverë të re politike
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Tetor 2022, 10:14

Kreu i Partisë Demokratike (PD) dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, sot ka mbushur 78 vjeç.

Këtë e bëri të ditur vet Berisha përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ku ka shkruar se është në vjeshtën e bukur të jetës së tij dhe në pranverën e re politike.

“Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq”, ka shkruar Berisha në Facebook. /Telegrafi/
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika