Berisha tha se jo vetëm për së gjalli, por edhe për së vdekuri e mund Ramën. Ish-kryeministri tutje u shpreh se Rama është në panik pasi e di që demokratët do ta mundin.
“T’i jap përgjigjen e merituar Edi Ramës. Merrni dhe shihni kur doli.. një ngjyrë limon i kishte rënë në fytyrë, i dridhej zëri dhe fliste, sikur po dilte nga shtëpia e të vdekurve. Tani unë kundërshtar e kam, por prapë nuk humbas ndjenjat njerëzore. Uroj të gjejë kurajo se atë e ka kapur një panik i vërtetë.
E vërteta është që demokratët do ta mundin atë. E vërteta është po e them dhe njëherë këtu, që jo për së gjalli, por edhe për së vdekuri unë e mund atë. Në kuptimin që ai ka një trashëgimi më negativen që mund të ketë njeriu, kurse kjo tjetra është e kundërta”, tha ai, shkruan tvklan, transmeton Klankosova.tv.