RAJONI DHE BOTA

Belgjikë: Shembet shkolla, vdesin pesë punëtorë

Belgjikë: Shembet shkolla, vdesin pesë punëtorë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Qershor 2021, 11:09

Pesë punëtorë humbën jetën pas shembjes së një shkolle në qytetin belg të Antverp, transmeton Gazeta Sinjali.

Një pjesë e godinës u shemb papritur duke rrëzuar dhe skelën që ishte ngritur pranë saj për ta rikonstruktuar. Shkaqet janë ende të paqarta.

Ekipet e shpëtimit punuan me shpejtësi për të nxjerrë punëtorët nga rrënojat, por fatkeqësisht 5 prej tyre humbën jetën. 9 punëtorë të tjerë mbetën të lënduar, 3 prej të cilëve ndodhen në terapi intensive.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të gjetur shkaqet e shembjes së ndërtesës së shkollës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika