LAJME

Bekim Sejdiu: E kam informuar LDK-në dhe Kurtin se jam tërhequr nga gara

Bekim Sejdiu: E kam informuar LDK-në dhe Kurtin se jam tërhequr nga gara
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2026, 16:24

Bekim Sejdiu është deklaruar për media lidhur me çështjen e propozimit të emrit të tij për president.

Pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti se emri i tyre vazhdon të jetë Bekim Sejdiu, duke iu referuar marrëveshjes politike me LDK-në, ky i fundit ka bërë të ditur se s’është në garë për të parin e vendit.

“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara”, ka deklaruar Sejdiu për Infokusin.

Kurti tha se PDK-ja duhet të garantojë pjesëmarrjen e të paktën gjysmës së grupit të saj parlamentar, ndërsa për zgjedhjen e presidentit, sipas tij, deputetët mund të votojnë edhe kundër kandidatit të propozuar nga LVV-ja, Bekim Sejdiu.

“Nëse duan zgjidhje, ajo ekziston dhe duhet të gjendet përmes takimit. Kërkojmë nga PDK-ja të zotohet se mund të na sjellë në seancë gjysmën e grupit parlamentar. Edhe kundër le të votojnë për Bekim Sejdiun”, ka thënë Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika