- Reklama -

BE-ja nuk do t’i heqë masat ndaj Kosovës as pas transferimit të pushtetit lokal në komunat veriore

KOHA mëson se Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, në takimin e fundit kanë kundërshtuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Në anën tjetër “së paku 13 shtete” kanë kërkuar që ato të hiqen. Komisioni Evropian, sipas disa diplomatëve evropianë, “po fshihet prapa disa vendeve anëtare dhe po luan lojën dyfishtë”.
Edhe pse tash e një kohë të gjatë nga Bashkimi Evropian kishin paralajmëruar se masat ndaj Kosovës do të hiqen sapo të kryhet “transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore”, heqja e masave nuk pritet të ndodhë, së paku jo para se të përfundojnë zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kështu mëson KOHA nga disa burime diplomatike në BE. Këto burime përcjellin disponimin mes vendeve anëtare të BE-së, të cilat akoma janë të ndara rreth heqjes së masave, edhe pse shumica e madhe e tyre janë për heqjen e menjëhershme të masave.

KOHA i ka dërguar pyetje BE-së qysh të premten. Menjëherë pas konstituimit të asambleve komunale në Kosovë dhe pas betimit të kryetarëve të komunave, por deri tani nuk kemi marrë përgjigje se a do të hiqen tash masat, ashtu siç ishte paralajmëruar disa herë, pasi është përmbushur edhe kushti më i fundit, ai i “transferimit normal të pushtetit lokal”.

- Reklama -

Ndërkohë, në diskutimet në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së javën e shkuar, kur u diskutua për konkluzat që duhet të miratohen në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, kishin dalë në shesh përsëri ndasitë mes vendeve anëtare.

KOHA mëson se Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, në takimin e fundit kanë kundërshtuar heqjen e masave ndaj Kosovës. Në anën tjetër “së paku 13 shtete” kanë kërkuar që ato të hiqen. Komisioni Evropian, sipas disa diplomatëve evropian, “po fshehet prapa disa vendeve anëtare dhe po luan lojën dyfishtë”. Përfaqësuesit e Komisionit në këto takime kanë thënë se janë të gatshëm të vijojnë me heqjen e mëtejshme të masave, nëse do të ketë transferim të duhur të pushtetit lokal, por disa diplomatë dyshojnë se Komisioni nuk e ka vullnetin e sinqertë për ta bërë një gjë të tillë.

Franca ka shprehur dyshime nëse palët kanë ndërmarrë hapa të sinqertë për de-eskalim në veri gjatë vitit 2025. Por edhe pse ka përmendur “palët”, fakti është se vetëm Kosova ka pësuar sanksione nga kjo situatë. Serbia nuk ka pasur sanksione, edhe pse vetë BE disa herë është shprehur se largimi i Serbëve nga institucionet e Kosovës në veri ka qenë “shkelja më e rëndë e obligimeve të Serbisë nga marrëveshjet e dialogut”.

Italia, nga ana tjetër, sipas diplomatëve, është shprehur se duhet pritur tash përfundimin e zgjedhjeve të dhjetorit para se të avancohet me heqjen “graduiale” të masave. Vendet të cilat në fakt kundërshtojnë heqjen e masave përmendin se edhe kur të ndodhin ato duhet të hiqen “në mënyrë graduale”.

Për heqjen e masave, sipas burimeve diplomatike, në këto takime janë angazhuar Gjermania, Sllovenia, Kroacia, Estonia, Luksemburgu, Belgjika, Holanda, Finlanda, Malta, Austria, Irlanda, Polonia dhe Suedia. Disa prej tyre kanë kërkuar që masat të hiqen menjëherë. Disa i kanë quajtur si absurde dhe kanë bërë thirrje që masa të tilla në të ardhmen të evitohen. Gjermania ka thënë se heqja duhet të ndodhë duke marrë parasysh transferimin e pushtetit lokal në veri. Diskutimi ka ndodhur para se të ndodhte betimi i kryetarëve të komunave në veri.

Edhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) është shprehur për heqjen e masave ndaj Kosovës, përderisa një “entuziazëm të tillë” nuk e ndan Komisioni Evropian. Shumë vende të BE-së janë të irrituara me këto masa dhe i shohin ato si një “dëshmi se BE nuk ka pasur qasje të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë”. Koincidencë apo jo, pikërisht vendet që nuk duan heqjen e masave ndaj Kosovës janë angazhuar për hapjen e kapitujve në negociatat e anëtarësimit të BE-së me Serbinë./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort