Bashkimi Evropian i ka kërkuar qendrës së tij satelitore në Madrid që t’i ofrojë Ukrainës informacione në lidhje me lëvizjet e trupave ruse dhe vendet e BE-së janë të vendosura të rrisin më tej mbështetjen e tyre ushtarake dypalëshe për Kiyv, tha kryediplomati i BE-së.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Josep Borrell tha në një konferencë shtypi se sanksionet e BE-së të vendosura ndaj Rusisë do të kenë një kosto për Evropën.





