Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se do të ashpërsojë rregullat për eksportet e vaksinave për koronavirus, të cilat janë të prodhuara në bllokun evropian, pas mospajtimeve me kompaninë AstraZeneca, e cila planifikon të ulë furnizimin.Javën e kaluar, AstraZeneca ka njoftuar BE-në se nuk do të mund të përmbushë synimet për furnizim, për shkak të problemeve me prodhim.Kompanitë Pfizer/BioNTech po ashtu kanë thënë se do të ulin numrin e vaksinave të prodhuara, çka nënkupton se do të ulet edhe procesi i vaksinimit në BE.
Furnizimi me vaksina është kthyer në çështje kritike, ndërkohë që shtetet tentojnë të ndalin numrin e madh të të infektuarve.Problemi me furnizime që është nxitur nga AstraZeneca do të mund të ndikonte edhe në furnizimet e Mbretërisë së Bashkuar me vaksinë të kompanisë Pfizer, pasi kjo e fundit ka fabrikën në Belgjikë, për vaksinat e zonës evropiane.Duke iu përgjigur komenteve të BE-së, ministri britanik për shpërndarje të vaksinës për koronavirus, Nadhim Zahawi, ka thënë të martën se shkalla e furnizimit është e “ngushtë”, mirëpo ka thënë se beson që AstraZeneca dhe Pfizer/BioNTech do të mund të ofrojnë sasi të mjaftueshme, ashtu që autoritetet britanike të përmbushin synimet e tyre.
Komisionarja për Shëndetësi e Bashkimit Evropian, Stella Kyriakides, ka thënë se 27 vendet e Bashkimit Evropian, “do të marrin çfarëdo veprimi që kërkohet për të mbrojtur qytetarët e vet”.Bashkimi Evropian veçse është përballur me kritika për numër të vogël të vaksinave, të cilat i blen për të gjitha vendet anëtare.Pse ka mospajtime?
Kyriakides ka thënë të hënën se bisedimet e së hënës me AstraZenecan “kanë qenë të pakëndshme, sepse ka pasur mungesë të qartësisë”.“Shtetet anëtare të BE-së janë të bashkuara, zhvilluesit e vaksinave janë përgjegjësi shoqërore dhe kontraktuale, të cilat duhet t’i mbajnë”.Komisionarja e Shëndetësisë ka paralajmëruar se “në të ardhmen, të gjitha kompanitë që prodhojnë vaksina kundër COVID-19 në BE, do të duhet të bëjnë njoftime më të hershme rreth asaj se kur duan t’i eksportojnë vaksinat në shtetet e treta”.Kyriakides ka thënë se BE-ja ka kërkuar “plan të detajuar për furnizime me vaksina” dhe se takimi i ardhshëm me kompaninë do zhvillohet të mërkurën.AstraZeneca, kompani britaniko-suedeze, me seli në Angli, ka thënë se “është duke bërë gjithçka që mundet për të ofruar vaksina për miliona evropianë sa më shpejt që është e mundur”.Vaksina e saj për Evropë prodhohet kryesisht në Mbretëri të Bashkuar, ndonëse edhe qendra tjera në këtë kontinent janë duke prodhuar vaksinën.AstraZeneca ka një fabrikë të madhe të prodhimit edhe në Indi.Edhe kombet tjera, përfshirë Australinë dhe Tajlandën, kanë thënë se janë njoftuar për zvogëlime të furnizimit me vaksina.
Si po ndikojnë vonesat në BE?
Vaksina e kompanisë AstraZeneca, e zhvilluar nga Universiteti i Oxford-it, nuk është miratuar ende nga blloku evropian.Mirëpo BE-ja ka një marrëveshje të nënshkruar nga muaji gusht për 300 milionë doza, me mundësi të furnizimit me 100 milionë vaksina shtesë.Agjencia Evropiane e Ilaçeve pritet të miratojë këtë vaksinë në fund të muajit janar.Dërgesat e para pritet të arrijnë më 15 shkurt, ndërsa deri në mars, vendet e bllokut evropian pritet të kenë 80 milionë vaksina të kësaj kompanie.Megjithatë, javën e kaluar AstraZeenca ka njoftuar se ka zvogëluar “punimet në fabrikën për zinxhir të furnizimit në Evropë”, që nënkupton se numri i dozave të vaksinës për vendet e BE-së do të jetë më i vogël.Fabrika, e cila gjendet në Belgjikë, mirëpo drejtohet nga një kompani partere, besohet se është shkaku i problemit.Zyrtarët nuk kanë konfirmuar publikisht se sa e madhe do të jetë shkalla e zvogëlimit të sasisë së vaksinave, mirëpo Reuters ka raportuar se dërgesa do të zvogëlohet për 60 për qind.Shtyrjet në vaksinim do të nxisnin dyshime të mëdha për zotimin e shefes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila pati thënë se BE-ja synon të vaksinojë 70 për qind të të rinjve deri në fund të muajit gusht.Italia: Vonesat e vaksinave janë të papranueshme
Italia ka thënë se do të marrë hapa ligjorë kundër kompanive Pfizer dhe AstraZeneca rreth vonesave në dërgesa të vaksinave kundër COVID-19, në mënyrë që të sigurojë porosinë e kërkuar dhe të mos përballet me dëme, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.“Ne jemi duke punuar ashtu që programi ynë i vaksinimit të mos ndryshojë”, ka thënë Di Maio për televizionin shtetëror RAI.Më 22 janar, kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se vonesat e vaksinave janë “të papranueshme” dhe përbëjnë shkelje serioze të obligimeve të parapara në kontratë, duke thënë se Italia do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore.Një zyrtar i lartë shëndetësor ka paralajmëruar se Italia do të duhet të rimendojë tërë programin e vet të vaksinimit, nëse vazhdon të ekzistojë për periudhë më të gjatë problemi me furnizim me vaksina.I pyetur pse beson se kompanitë farmaceutike janë detyruar të njoftojnë për këto zvogëlime të furnizimeve, Di Maio ka thënë se mendon që ato thjesht kanë kafshuar më shumë sesa që mund të përtypin.“Ne do të aktivizojmë të gjitha kanalet ashtu që Komisioni Evropian t’i detyrojë ata zotërinj të respektojnë kontratat”, ka thënë ai, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.Kompania Pfizer ka thënë javën e kaluar se do të zvogëlojë sasinë e furnizimit të vaksinave në Evropë, meqë është duke bërë disa ndryshime që do të rrisnin më pas prodhimin.Më 22 janar, edhe një zyrtar i lartë i ka thënë Reutersit se AstraZeneca po ashtu është informuar se Bashkimi Evropian do të zvogëlojë numrin e vaksinave që do të dërgojë te vendet e bllokut evropian për 60 për qind, për shkak të problemeve me prodhim./rel