Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se blloku do të ndajë 200 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit në vendet joanëtare të BE-së, deri në mes të vitit të ardhshëm.
BE do të dhurojë edhe 200 milionë vaksina

“Prioriteti ynë i parë dhe më urgjent është të përshpejtojmë vaksinimin global”, tha von der Leyen në fjalimin e saj vjetor para bllokut.BE tashmë është zotuar se do të ndajë 250 milionë doza të vaksinës.
Në fund të muajit të kaluar, 70 për qind e qytetarëve të rritur të BE-së kanë qenë plotësisht të vaksinuar.Por, von der Leyen tha se është e shqetësuar nga normat e ndryshme të vaksinimit midis vendeve anëtare të BE-së.Në fjalimin e saj, ajo përmendi edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Arrestohet edhe një i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it në vitin 2023

Doku Festi e mbylli edhe një edicion të suksesshëm: Kurti ndan çmimin për filmin më të mirë

Mijëra vizitorë nga Kosova drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë

