Trajneri i Llapit, Tahir Batatina thotë se skuadra e tij po e shqyrton mundësinë që të tërhiqen nga Superliga e Kosovës – pas humbjes 1-2 nga Drita.Në këtë duel, Llapi u dëmtua në disa raste dhe kjo nuk është hera e parë që po ndodhë – sipas Batatinës, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ka gjasa që Llapi të tërhiqet nga gara dhe ta pret Ligën e Parë. Nuk e shohim të arsyeshme me vazhdu me këtë ecuri të referimit, nuk ka interesa nga investitorët që të investojnë me këtë nivel të referimit”, tha fillimisht Batatina për Dueli Sportiv.
“Më e arsyeshme është që t’i kthehemi në Ligën e Parë. Prej fillimit të kampionatit – kam qenë në takim me kryetarin e FFK’së. Gjithmonë kam kërkuar të mos ma demtojë skuadren, Ademi ka jep premtime që do të marrë masa. Ndoshta qëllimet janë që Llapi të jetë në Ligën e Parë. Llapi e pret ndoshta momentin se kur do të vijnë njerëzit kompetent në FFK. Le të vazhdojë FFK bashkë me këta gjyqtarë që të luajnë futboll”, përfundoi ai./GazetaBlic Sport/