LAJME

Basha: Vazhdon asfaltimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjën e Epërme dhe Lubinjën e Poshtme, projekt në vlerë 1.5 milionë euro

Basha: Vazhdon asfaltimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjën e Epërme dhe Lubinjën e Poshtme, projekt në vlerë 1.5 milionë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Tetor 2026, 12:06

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se sot në Prizren vazhdon asfaltimi i rrugës që lidh Reçanin me Lubinjën e Epërme dhe Lubinjën e Poshtme, në një gjatësi prej 8.45 kilometrash.

Vlera e përgjithshme e projektit është 1.5 milionë euro, nga të cilat 1.2 milionë euro financohen nga Qeveria.

“Projekti është realizuar në bashkëpunim me komunën dhe parasheh ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore, duke filluar nga demolimi i shtresave ekzistuese të asfaltit dhe strukturave të dëmtuara, duke vazhduar me punët tokësore, gërmimet dhe përgatitjen e shtresave të tamponit, e deri te realizimi i shtresave të reja të betonit dhe asfaltit.” – ka shkruar Basha në Facebook.

Ai theksoi se një komponent i rëndësishëm i projektit është edhe ndërtimi i rreth 100 pilotave dhe i murit mbrojtës, që sipas tij, synojnë përforcimin dhe mbrojtjen e segmenteve ku kërkohen ndërhyrje të tilla.

Basha shton se punimet përfshijnë gjithashtu realizimin e lëshesave rrethore.

“Një projekt i pritur prej kohësh nga qytetarët e kësaj zone, që tashmë po realizohet me mbështetje financiare nga qeveria.” – përfundoi ministri.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika