Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë, ka kërkuar që të krijohen komisionet parlamentare, në mënyrë që të trajtohet buxheti i RTK-së, i tri komunave dhe i shtetit, mirëpo kjo nuk ka gjetur mirëkuptim.
Si pasojë, Basha thotë se punëtorët e RTK-së dhe po ashtu mbi 80 mijë zyrtarë publikë do të mbesin pa paga, transmeton Telegrafi.
“Fatkeqësisht nuk kemi gjetur mirëkuptim. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Kemi prit të ketë vullnet dhe te krijohen komisionet për të miratuara buxhetin e tri komunave, buxhetin e shtetit dhe për RTK-në. Mbi 700 punëtorë të RTK-së nuk do të marrin paga. RTK mbetet pa buxhet, tri komuna, dhe buxheti i shtetit mbeti pa u proceduar. Po ashtu, mbi 80 mijë mijë zyrtarë publikë mund të mbesin pa paga”, theksoi Basha.
