Njerëzit do të mund të kenë nevojë për të mbuluar fytyrën dhe të mbajnë distancë sociale për disa vjet deri në rikthim në normalitet.
Epidemiologia Mary Ramsay, kryetare e sektorit të imunizimit në “Public Health England”, është shprehur se bartja e maskës dhe distanca si masa duhet qëndruar derisa vendet të tregojnë sukses në luftën kundër koronavirusit, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Ajo gjithashtu ka thënë se rikthimi i ngjarjeve të mëdha me spektatorë kërkon kujdes dhe instruksione të qarta në mënyrë për të qenë të sigurt.
Sipas saj respektimi i masave – bartja e maskës dhe mbajtja e distancës, janë pranuar nga qytetarët dhe si rrjedhojë e kësaj ekonomia është duke funksionuar ende.
“Kështu që unë mendoj se për disa vite, së pakur derisa pjesë të tjera të botës të vaksinohen sikur ne dhe që numrat të bien ndokund, atëherë ne do të mund të rikthehemi gradualisht në situatë normale”, është shprehur Ramsay.