SPORT

Bardh Telaku fiton garën e 200 metrave në Shkup

Bardh Telaku fiton garën e 200 metrave në Shkup
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Maj 2026, 13:33

Në Shkup është mbajtur Mitingu Ndërkombëtar “Dita Botërore e Atletikës”, garë e organizuar nga Federata Atletike e Maqedonisë së Veriut, ku Kosova u përfaqësua me sukses nga atleti i ri prizrenas, Bardh Telaku.

16-vjeçari, që përfaqëson Klubi i Atletikës Prizreni, arriti të fitojë garën e 200 metrave në konkurrencën e seniorëve, duke regjistruar kohën 22.78 sekonda.

Rezultati vlerësohet si shumë premtues për fillimin e sezonit, ndërsa synimi i atletit mbetet thyerja e rekordit të Kosovës në kategoritë U20 dhe U18.

Në këtë garë mungoi trajneri Bajram Duja, ndërsa Bardh Telakut i janë uruar suksese edhe në garat e ardhshme, me shpresën që rezultatet pozitive të vazhdojnë edhe në vazhdim të sezonit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika