Barcelonës i duhen vazhdimet që të mposht Cornellan, kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 22, 2021
Barcelonës i duhen vazhdimet që të mposht Cornellan, kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit

Katalunasve iu deshën plotë 120 minuta që të sigurojnë kualifikimin tutje kundër skuadrës së divizionit të tretë, Cornella, shkruan lajmi.net.

Ndeshja ishte totalisht e dominuar nga Barcelona qysh nga minuta e parë, që humbën dy mundësi të arta nga pika e bardhë.

Së pari ishte Miralem Pjanic që dështoi (38′), pastaj Ousmane Dembele (80′).

Ndërsa, ndeshja derisa zhvilloheshin vazhdime, doli Dembele që me një super gol nga distanca mposhti portierin, kurse fitoren e siguroi Braithwaite (120+2).

Ndërkohë, kujtojmë se ishte Cornella që kishte eliminuar Atleticon./Lajmi.net

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika