RAJONI DHE BOTA

Ballkani përfundon ëndrrën për evropian, humb në Zagreb me rezultat të thellë

Ballkani përfundon ëndrrën për evropian, humb në Zagreb me rezultat të thellë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2023, 23:09

Ballkani nuk arrin të bëjë mrekullinë në Zagreb përballë Dinamos dhe e mbyll në vendin e fundit me katër pikë fazën e grupeve të Conference League.

Në stadiumin “Maksimir” kampionët ne Kosovës u mbajtën mirë për pjesën më të madhe të kohës, duke shpresuar se mund të bënin befasinë në këtë transfertë, por ëndrra për kualifikim u venit brenda pak minutash në pjesën e dytë (69’, 72’, 76’), duke pësuar tre gola.

Në pjesëmarrjen e dytë radhazi në Conference League skuadra e Ilir Dajës ndalet që në fazën e grupeve, me gjithë dëshirën e madhe që shfaqi në gjashtë ndeshjet e kësaj faze për të bërë një hap më cilësor në kupat e Europës.

Në takimin tjetër të Grupit C, Victoria Plzen mposhti me të njëjtin rezultat 3-0 Astanën, me këtë të fundit që ia merr vendin e tretë Ballkanit falë rezultateve në ndeshjet e drejtpërdrejta.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika