LAJME

Balaj-Halimi: VV-ja duhet t’ua kthejë Prizrenin qytetarëve, për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne?!

Balaj-Halimi: VV-ja duhet t’ua kthejë Prizrenin qytetarëve, për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne?!
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2020, 09:43

Zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se që nga 2017 kur në Prizren është në pushtet VV-ja, migrimi është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016.

Balaj-Halimaj thotë se nëse për largimin e qytetarëve nga komunat e tjera përgjegjëse janë partitë që janë në pushtet, atëherë po aq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja.“Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne” shkruan Balaj-Halimaj në facebook.

Postimi i plotë:Nga 2017 që nga koha kur mori pushtetin Vetvëndosje në Prizren, e deri më 2019 (pa të dhëna për 2020) sipas Agjensisë së Statistikave të Kosovës, migrimi në Prizren është rritur mbi 400% në raport me sa ishte në vitin 2016!

Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë poaq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!

Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika