LAJME

Bajqinovci: Opozita e ka shndërruar Kosovën në Çernobil

Bajqinovci: Opozita e ka shndërruar Kosovën në Çernobil
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Prill 2021, 17:41

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj opozitës duke i thënë se po harrojnë se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar.

Bajqinovci tha se opozita e ka shndërruar Kosovën në Çernobil.

Tutje, ai u shpreh se për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.

Shkrimi i plotë:

Opozita po harron se të gjitha raportet ndërkombëtare e paraqesin Kosovën si vendi më i korruptuar. Raporti i Progresit, raporti i Transparency International, raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, pra të gjitha raportet ndërkombëtare tregojnë për korrupsion endemik.

Në 10800 kilometra katror i kemi mbi 120 gurëthyes, pra e keni shêndrruar Kosovën në Çernobil.

Vet kjo opozitë e ka sjellë shtetin e Kosovës në këtë pozitë, ku për korrupsion dhe krim të organizuar krahasohemi me vendet Afrikane dhe të Amerikës Latine.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika