Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se nuk do ta lejojnë në Kuvendin e Kosovës zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj, për shkak të deklaratave të tij për personat e pagjetur.
I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Bajqinovci tha se Selmanaj e ka vendin në Qeverinë e Beogradit dhe jo në Qeverinë e Kosovës.
“Ai njeri që u lodhe me punën e të pagjeturve e ka vendin në Beograd jo në Qeverinë e Kosovës…Nuk do ta lejojmë në Kuvend, ai nuk duhet ta marrë më fjalën në Kuvendin e Kosovës. Ai është zv/kryeministër, por me atë fjalor mund të jetë në qeverinë e Vuqiçt e jo këtu”, tha Bajqinovci.





