- Reklama -

Bahtiri: Ora policore duhet të hiqet, po shkakton depresion tek qytetarët

Kreu i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka drejtuar kritika të ashpëra drejtë qeverisë në detyrë.

Bahtiri ka kërkuar që të largohet ora policore në të gjitha qytetet, teksa kritikoi Qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë.

- Reklama -

Bahtiri ka vlerësuar se ora policore po e nxit stresin e depresionin tek qytetarët, si dhe i ka cilësuar si të pavlefshme masat e reja të qeverisë në nivele komunale.

Reagimi i Bahtirit vjen pas konfirmimit të Ministrisë së Shëndetësisë për largimin e Mitrovicës së Jugut nga zona e kuqe në zonën e verdhë të rrezikshmërisë.

Reagimi i plotë i Bahtirit:

Qeveria ilegale që me mandat të vjedhur uzurpoi objektin e Qeverisë dhe mbajti peng në mënyrë të paligjshne ekzekutivin e vendit, jo vetëm që udhëhoqi në mënyrë katastrofale me vendin, por edhe tentoi që përmes përpjekjeve të ulta t’i vendos përpara aktit të kryer qeverisjet komunale.

Qytetarët e Mitrovicës dhe mërgimtarët tanë të dashur, janë lodhur nga ky keqmenaxhim i pandemisë. Orët policore tashmë janë bërë të bezdisshme, ato kanë mbjellur farën e depresionit, stresit dhe ngarkesës psiqike tek të gjithë ne. Ora policore asnjëherë nuk i uli rastet e prekura me virus, sepse në fakt kjo masë ishte vetëm sa për sy e faqe, në mungesë të një vizion të duhur për menaxhimin e pandemisë.

Nuk mjafton që sot është hequr ora policore në Mitrovicë, por ajo duhet të largohet si masë në të gjitha qytetet e Kosovës. Ky është vullnet i qytetarëve, i njerëzve të biznesit dhe mbi të gjitha i bashkatdhetarëve tanë të mrekullueshëm.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort