Avokati Arianit Koci ka thënë se është ndaluar nga Serbia edhe një qytetar i Kosovës. Siç ka deklaruar në një postim në Facebook, qytetar në fjalë që vjen nga Gjakova fillimisht u ndalua gjatë kalimit të kufirit Serbi-Kroaci, ndërsa pas disa orësh është transferuar në Beograd.
Koci tutje ka thënë se ende nuk është e qartë baza juridike e ndalimit.
“Mbrëmë, gjatë kalimit të kufirit Serbi – Kroaci, është ndaluar nga autoritetet serbe Dugagjin Maxhuni, nga Beci i Gjakovës, i lindur më 10 maj 1979. Fillimisht është ndaluar për verifikim. Pas disa orësh, familja është njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij po vazhdojnë. Për momentin ende nuk janë të qarta rrethanat dhe baza juridike e ndalimit. Jam duke i verifikuar informacionet dhe duke e përcjellë rastin”, ka shkruar Koci.





