LAJME

Avokati i deputetes Vrenezi: Do ta apelojmë vendimin, presim lirim nga akuzat

Avokati i deputetes Vrenezi: Do ta apelojmë vendimin, presim lirim nga akuzat
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Maj 2022, 15:59

Urim Vokshi, avokat i deputetes së Vetëvendosjes, Jetmire Vrenezi, e cila u dënua sot me tri vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare të mbajtur në të kaluarën, ka thënë se verdikti i sotëm ishte ai që s’e prisnin.

“Ishte befasi për ne, duke marrë parasysh akuzën dhe provat në të cilat mbështetet. Kemi pritur vendim lirues sepse bëhet fjalë për veprime që Vrenezi i ka bërë si inspektore që ka të bëjë me rrënimin e një ndërtimi pa leje. Aktgjykimin nuk e kemi pranuar ende, mirëpo me ta pranuar do ta apelojmë në Gjykatën e Apelit”, është shprehur Vokshi për Klan Kosova.

Ai ka treguar se Vrenezi e ka pritur vendimin me shqetësim, pasi që ka pritur që të lirohej nga akuzat.

“Ndërkaq për dorëheqjen nuk kemi biseduar dhe nuk kam ndonjë version për këtë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika