Parlamenti austriak sot miratoi që qeveria të vendosë teste të detyrueshme negative për të shkuar në teatër, spital apo të bëjnë rezervim në hotele,
Deputetët konservatorë në pushtet në koalicion me të Gjelbrit votuan që Qeveria e Sebastian Kurz ta vendosë masën pas përfundimit të karantinës së tretë më 24 janar.
Për një vendim të këtillë ishin edhe socialdemokratët opozitarë, të cilët mundësuan shumicën e nevojshme prej dy të tretave, derisa e djathta ishte kundër.





