RAJONI DHE BOTA

Audi hyn përmes dritares në një shitore në Angli – shoferi bëhet objekt talljeje në rrjetet sociale

Audi hyn përmes dritares në një shitore në Angli – shoferi bëhet objekt talljeje në rrjetet sociale
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Dhjetor 2021, 09:50

Një shofer i një veture Audi mbeti i turpëruar makina e tij përfundoi në një dyqan në Sainsbury dhe përfundoi në korridorin e ushqimit për kafshët shtëpiake.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia e Derbyshire u thirr nga punonjësit e një shitore në Allenton, Derby kur një Audi A3 i kuq shkaktoi një dëmtim jo të vogël pasi u përplas nga një dritare në anën e ndërtesës.

Vetura gjatë aksidentit ka prishur dritaren dhe njërin prej rafteve, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Njësia e Policisë Rrugore tha se po hetonte incidentin nga i cili, për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Pasi që nuk kishte ndonjë të lënduar, përdoruesit e mediave sociale gjetën hapësirë edhe për të bërë shaka me shoferin. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika