Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se bazuar në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ndaj dy zyrtarëve tatimore, të cilët akuzohen për veprat penale që ndërlidhen me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrjen e ryshfetit, ka ndërmarrë veprimet e parapara sipas legjislacionit në fuqi.
Në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë marrëdhënien e punës dhe statusin e zyrtarëve tatimore, ATK thekson se ka marrë vendim për suspendimin e përkohshëm nga detyra të këtyre dy zyrtarëve, me efekt të menjëhershëm, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore dhe marrjen e një vendimi përfundimtar.





