Administrata e Kosovës (ATK), përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të mbledhur tatimet në përputhje me ligjin, Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton me rezultatet e të hyrave të mbledhura për muajin e parë të vitit 2024.
Në muajin e parë të vitit 2024, ATK-ja ka arritur të mbledhë një shumë të konsiderueshme të të hyrave tatimore. Shuma prej 111.22 milionë euro e të hyrave të mbledhura ka tejkaluar pritshmëritë e ATK-së, duke arritur të mblidhen 14.5 milionë euro më tepër se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, si dhe 4.26 milionë euro apo 4 % më tepër se plani. Këto rezultate janë tregues i përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar zbatimin e ligjit dhe për të siguruar integritetin, besueshmërinë dhe profesionalizmin në mbledhjen e tatimeve.





