LAJME

ATK apelon te tatimpaguesit: Kujdes nga mesazhet e rreme

ATK apelon te tatimpaguesit: Kujdes nga mesazhet e rreme
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2026, 14:15

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar tatimpaguesit se SMS-të që po qarkullojnë në emër të ATK-së, lidhur me rimbursimin e tatimit, nuk janë mesazhe të dërguara nga institucioni.

Përmes një postimi në Facebook, ATK ka apeluar te të gjithë tatimpaguesit të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre dezinformatave.

“Mos klikoni në linqe të dyshimta dhe mos ndani të dhëna personale apo të dhëna të llogarive bankare përmes këtyre mesazheve. Çdo informacion, njoftim apo komunikim zyrtar nga ATK transmetohet vetëm përmes kanaleve zyrtare të institucionit. Ju bëjmë thirrje të verifikoni çdo informacion përmes burimeve zyrtare të ATK-së”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika