Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka njoftuar se janë arrestuar Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha.
Sipas njoftimit nga kjo organizatë, arrestimi i tyre u bë pas përfundimit të një aksioni simbolik në Fakultetin Filozofik.
“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril. Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.