LAJME

Arrestohet një person në Suharekë, dëboi nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij

Arrestohet një person në Suharekë, dëboi nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Shkurt 2021, 10:43

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Suharekë.

Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull nën ndikimin e alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij, transmeton Telegrafi.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe birin e tij viktimat kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika