Në rrugën “Ibrahim Rugova” në Prizren është arrestuar një person nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për posedim të substancave narkotike

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
“Rr. Ibrahim Rugova-Prizren,11.11.2024-11:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në banesën e tij i janë gjetur dhe konfiskuar: 135 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një peshore elektronike ,para që dyshohet se janë të falsifikuara, foli alumini disa qese plastike të zbrazëta për paketim te substancës narkotike dhe dy telefona. Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën në rajonin e Prizrenit

Rama: 2500 euro shtesë për çdo polic në front – protestuesit e maskuar nuk janë studentë, por njerëz që adhurojnë dhunën

Kryeparlamentari Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, për Shqipërinë

