Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim

LAJME|VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|17 Janar 2025
Arrestohet një person i kërkuar në Prizren, dënohet me tre vite burgim
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 17.01.2025, rreth orës 04:10 min në Prizren është arrestuar i kërkuari R.XH 22 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar urdhëresë.
Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Tentim vrasje”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej tre vite burgim.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.
- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika